Flash

Ironia e Presidencës: Arsyeja pse mungoi Rama në dekorimin e Meidanit

Lapsi.al 17 August 2020
Ironia e Presidencës: Arsyeja pse mungoi Rama në dekorimin e Meidanit

Edhe pse në mëngjes shprehu konsideratat më të larta më ish-Presidentin Meidani, në mbrëmje kryeministri edi Rama nuk mori pjesë në nderimin e tij me dekoratën e Flamurit Kombëtar që iu dha nga Presidenti Ilir Meta.

Në ceremoni nuk munguan Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Skënder Gjinushi, Pandeli Majko madje edhe Hashim Thaçi që kishte udhëtuar nga Kosova.

Për mungesat Meta dha këtë mesazh: “U kërkojmë falje me dhjetëra, qindra personaliteteve të politikës, të institucioneve, të shoqërisë civile, akademikëve, profesorëve që do donin të ishin këtu, por duhet të jemi të kujdesshëm për sa i përket kushteve të pandemisë. Gjithsesi është e qartë se mesazhi shkon kudo tek të gjithë”.

Por pas publikimit në lapsi.al të lajmit për mungesën e Ramës dhe paqartësinë nëse ai ishte ftuar apo jo, ka reaguar zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i cili nuk e ka kursyer ironinë për kreun e qeverisë.

“Një sqarim për kolegët e nderuar të Lapsi.al. Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof.Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë. Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!” – shkruan Blushi. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/blushited/posts/10158580325072760

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI