Flash

Stjuart Smakaj pranon se vrau shokun, tregon kë kishte shënjestër

Lapsi.al 18 August 2020
Stjuart Smakaj pranon se vrau shokun, tregon kë kishte shënjestër

I riu Stjuart Smakaj pranoi pas arrestimit se ka vrarë me armën e modifikuar shokun e tij Gledis Kraja dhe ka treguar se kë kishte për shënjestër.

Pas një debati mbrëmjen e kaluar me mobilierin, Smakaj ka qëlluar për të vrarë pronarin e mobilerisë, Denis Halilin por një plumb ka kapur shpatullën e shokut të tij.

Pikërisht vëllai i tij i madh, Sebastian Smakaj e ka dërguar në spital Krajën që ka ndërruar jetë pak minuta pas plagosjes. Ndërkohë Sebastian Smakaj vijon të jetë në kërkim nga Policia.

Po ashtu Policia ka sekuestruar edhe armën e modifikuar e cila u përdor nga 23- vjeçari Stjuart Smakaj për të përfunduar me vrasjen aksidentale.

Të këshilluara

Rama për shkollat: Do të hapen

Edi Rama konfirmon hapjen e shkollave me nisjen e vitit të ri shkollor. Kryeministri reagoi në Facebook pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manas...

13:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI