Flash

VIDEO/ Bota nën ethet e pandemisë, në Wuhan festohet pa maska

Lapsi.al 18 August 2020
VIDEO/ Bota nën ethet e pandemisë, në Wuhan festohet pa maska

Teksa në të gjithë botën vijojnë prek muajsh të numërohen çdo ditë viktimat e koronavirusit dhe qeveritë të lajmërojnë rikthimin e masave shtrënguese, ajo që po ndodh në qytezën kineze të Wuhan, vatrën e parë të covid-19 ka habitur të gjithë. Kjo për shkak të pamjeve që kanë bërë xhiron e rrjetit të një feste masive në parkun “Whuan Maya Water Park” ku ishin mbledhur mijëra persona që nën muzikën e lartë kërcenin e këndonin ...pa maska.

Në këtë qytet karantina përfundoi në 8 prill dhe nga ai moment çdo gjë ka qenë pothuajse e lejuar, siç janë edhe festa të tilla. Për të pasur sa më shumë pjesëmarrje organizatorët kanë shitur edhe bileta me gjysmë çmimi. Video është bërë virale dhe ka ngjallur mjaft zemërim në botë.

Wuhan është kryeqendra e provincës së Hubei, një nga më të populluarat në Kinën qendrore. Rastet e para me covid aty u shfaqën në dhjetor 2019 dhe në 11 janar u konfirmua vdekja e parë. Epiqendra ishte një treg kafshësh të gjalla megjithëse autoritetet nuk e pranuan asnjëherë.

Në 20 janar u bë deklarata e parë nga presidenti kinez Xi Jinping kur epidemia i kishte kaluar kufijtë e vendit. Në 30 janar OBSH deklaroi “emergjencën shëndetësore globale”. Tashmë Kina kërkon të hedhë pas të shkuarën. Një vendim i dhimbshëm teksa mendon që në vendet tona ende e ardhmja është e pasigurt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama për shkollat: Do të hapen

Edi Rama konfirmon hapjen e shkollave me nisjen e vitit të ri shkollor. Kryeministri reagoi në Facebook pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manas...

13:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI