Flash

Meta: Të mësojmë nga politika maqedonase dhe të kthehemi në shina sa më parë! Të nisim me respektimin e ‘5 qershorit’!

Lapsi.al 19 August 2020
Meta: Të mësojmë nga politika maqedonase dhe të kthehemi

Presidenti Ilir Meta përshëndet finalizimin e marrëveshjes historike në Maqedoninë e Veriut, e cila do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar për tre muaj.

Pakti i Maqedonisë së Veriut/ Kryeministër shqiptar pas 4 vitesh dhe vetëm për 100 ditë 

Sipas Metës, ky është një hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Mes të tjerash, Presidenti thekson se “Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera”.

Mesazhi i Metës: 

Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera. ?????

Të këshilluara

Tërmeti godet vendin

Tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka goditur në qarkun e Shkodrës. IGJEUM raporton se lëkundja u ndje në orën 9:37, dhe magnituda sipas institutit të...

10:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI