Flash

DASH: Qeveritë nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas për shtypjen e njerëzve dhe ideve

Lapsi.al 20 July 2020
DASH: Qeveritë nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas

DASH: Qeveritë nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas për shtypjen e njerëzve dhe ideve. Në një komunikatë të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet e “shoqëritë që respektojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut, liritë themelore, institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit, janë të përgatitura më së miri për t’u përgjigjur në mënyrë transparente dhe efektive ndaj krizave. Një respektim i fortë ndaj të drejtave të njeriut, si dhe veprimi gjithëpërfshirës shoqërisë, janë pjesë e nevojshme e zgjidhjes së krizave të shëndetit publik. Veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.

Qeveria amerikane, thuhet në njoftim, “shfrytëzon diplomacinë dypalëshe dhe shumëpalëshe, ndihmën e huaj dhe mjetet e burimet e tjera të politikës së jashtme për të përparuar normat demokratike dhe për të luftuar reagimet autoritare ndaj pandemisë së COVID-19-tës”.

Në Departamentin e Shtetit, Zyra për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë, ka ngritur një grup pune për COVID-19-tën për të bashkërenduar politikën dhe programimin mbi transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë, pjesëmarrjen e plotë të shoqërisë civile dhe qasjen në informacion. Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Ndihmë Ndërkombëtare (USAID), kanë ndërmarrë veprime për të çuar përpara vlerat demokratike gjatë pandemisë në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën.

“Në Kosovë, programi i USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë, lehtësoi hartimin e një Plani të Përgatitjes së Emergjencave për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për të udhëhequr vendimet dhe punën e Këshillit gjatë pandemisë së COVID-19 dhe përgjigjen ndaj emergjencave të tjera në të ardhmen. Programi është duke mbështetur gjithashtu zhvillimin e planeve të veprimit gjyqësor që ndër të tjera trajton edhe rrugën e zgjidhjes së situatës me lëndët e prapambetura si rrjedhojë e kufizimit të seancave dëgjimore gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit./VOA/

Të këshilluara

Lajm i mirë, që nuk ka lajm

Nga Astrit Patozi Sot m'u dukën të gjithë të fituar, ndonëse nuk pati asgjë të re nga fronti i Komitetit Politik, të përforcuar tashmë me pesha të rënda nga ...

19:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI