Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

OECD për PPP-të: Shqipëria nuk e mat riskun fiskal edhe pse e identifikon si potencial

Lapsi.al 9 July 2020
OECD për PPP-të: Shqipëria nuk e mat riskun fiskal edhe pse e

Garancitë shtetërore, proceset gjyqsore, Parternitetet Publike Private (PPP) dhe degradimet mjedisore konsdierohen si risqe që lidhen me aktivitetin e qeverisjes qëndrore në Shqipëri. Por edhe pse e dimë ekzistencën e këtyre risqeve fiskale për të paktën dy kategori nuk kemi asnjë vlerësim apo matje të këtij risku, që do të mundësonte në një skenar shoku marrjen e masave të nevojshme.

Raporti “Qeverisja në një vështrim në Ballkanin Perëndimor” i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) publikuar në 7 korrik, ka zhvilluar një anketë në vendin tonë përgjatë vitit 2019 ku ka rezultuar se janë të identifikuara katër risqe të lidhura me aktivitetin e qeverisë, ku së pari shoku makro-ekonomik çka nuk mund të vlerësohet apo llogaritet, krizat e sektorit financiar të llogaritura, ndryshimet demografike vetëm të identifikuara si risk, por jo të llogaritura në efekt.

Tek partneritetet Publike Private, nga gjithë rajoni Shqipëria dhe Kosova rezultojnw me risk të cilësuar fiskal nga PPP-tw dhe Serbia, por që kjo e fundit e ka të klasifikuar këtë risk dhe të publikuar me të dhënat e nevojshme. Pjesa tjetër e vendeve si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë PPP si risk të lidhur me aktivitetin e qeverive respektive.

Dy risqet e tjera të matura nga anketa e OECD-sw janë ato që lidhen me entitetet publike dhe konkretisht qeverisja vendore dhe ndryshimet në administratë dhe kompanitë që zotërohen nga shteti. Edhe për të dyja këto kategori OECD pohon se ka një risk të identifikuar potencial por nuk ka një vlerësim real të këtij risku.

“Risqet fiskale janë të pasigurta nëse vijnë apo jo. Gjithsesi vigjilenca dhe kuptueshmëria e tyre i mundëson politikëbërësve që të rrisin kapacitetin e qeverisë për t’u adoptuar ose tërhequr prej tyre. Në 2015-n, OECD rekomandoi që qeveritë të identifikonin, vlerësonin dhe menaxhonin me kujdes qëndrueshmërinë afatgjatë dhe risqet e tjera fiskale” thuhet në raportin e OECD.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI