Flash

Protestat në Serbi kundër rikthimit të karantinës, 43 policë të plagosur

Lapsi.al 8 July 2020
Protestat në Serbi kundër rikthimit të karantinës, 43

Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsa Stefanoviç, tha se 43 policë u plagosën gjatë protestës së mbrëmshme (7 korrik) dhe theksoi se sulmet ndaj oficerëve të policisë, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve në baza ditore, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen.

Protestuesit u mblodhën në qendër të Beogradit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi rikthimin e orës policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Përleshjet shpërthyen pasi një grup protestuesish u përpoq të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, duke bërë që policia të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Turma pranë hapësirës së kuvendit u shpërnda rreth orës 1:30 pas mesnate.

Vuçiç tha të martën (7 korrik) se, nisur nga sot, tubimet do të kufizohen në pesë njerëz dhe se do të kërkojë nga grupi punues i qeverisë kundër koronavirusit që të shpallë orë policore në fundjavë.

“Duhet t’i mbrojmë qytetarët, kështu që nuk më interesojnë reagimet politike dhe protestat”, tha Vuçiç.

Në total, Serbia ka regjisrtuar mbi 16,000 raste me koronavirus dhe 330 viktima.

Të këshilluara

Si e trajtoi Greqia Pandeminë e Covid 19

Marsi i vitit 2020 ishte një muaj i rregullt për Giota Lourida, MD, PhD, një këshilltar i moshuar për sëmundje infektive në Spitalin e Sotiria Chest Diseases në...

16:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI