Flash

Shkelma e grushta kundër policit, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 8 July 2020
Shkelma e grushta kundër policit, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar, u arrestua nga Policia Hekurudhore ditën e sotme (8 korrik) në stacionin Peschiera del Garda për dhunë dhe plagosje.

Oficerët e sigurisë gjatë vëzhgimit në stacionin për sigurinë e udhëtarëve që prisnin trenat, vunë re disa të rinj që ishin ulur rrezikshëm në anën e trotuarit me këmbët e tyre të zgjatura drejt platformës.

Pas thirrjes së sigurisë, të rinjtë u larguan me përjashtim të një shtetasi shqiptar, i cili filloi të përgjigjej kundër policëve duke i provokuar e më pas i goditi.

Kur u pyet për të treguar një dokument identiteti, shqiptari reagoi dhunshëm, duke kërcënuar dhe goditur agjentët me shkelma dhe grushta.

Një prej oficerëve të sigurimit, i cili u plagos , u drejtua në trajtim mjekësor në dhomën e urgjencës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

Si e trajtoi Greqia Pandeminë e Covid 19

Marsi i vitit 2020 ishte një muaj i rregullt për Giota Lourida, MD, PhD, një këshilltar i moshuar për sëmundje infektive në Spitalin e Sotiria Chest Diseases në...

16:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI