Flash

U dyshua për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, gjykata lë me 'arrest shtëpie' Kreshnik Tushën

Lapsi.al 8 July 2020
U dyshua për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, gjykata

Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ për Kreshnik Tushën, ndaj të cilit u dyshua në fillim se ishte atentatori i vrasjes së biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika më 30 maj në Laç.

Kujtojmë se Tusha mbeti i plagosur pranë banesës së tij natën e ngjarjes kur persona të maskuar si policë qëlluan ndaj Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës duke i lënë të vdekur.

Pas sigurimit të pamjeve filmike nga autoritetet, u provua se autori i vrasjes së biznesmenëve nuk është Kreshnik Tusha, por Eduart Lamaj.

Ky i fundit u zbulua se mjekohej në një spital privat në kryeqytet, pasi i ishte infektuar plaga nga shkëmbimi i zjarrit që pati me viktimat më 30 maj.

Organi i akuzës, shprehet se Kreshnik Tusha do të qëndrojë në arrest shtëpie pasi dëshmitë e tij janë kontradiktore, çka do të thotë se sipas prokurorisë, Tusha mund të ketë dijeni dhe lidhje me ngjarjen.

Të këshilluara

Si e trajtoi Greqia Pandeminë e Covid 19

Marsi i vitit 2020 ishte një muaj i rregullt për Giota Lourida, MD, PhD, një këshilltar i moshuar për sëmundje infektive në Spitalin e Sotiria Chest Diseases në...

16:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI