Flash

Merkel tregon prioritetet e presidencës gjermane: Të hapen kapitujt e parë të negociatave me Shqipërinë brenda këtij viti

Lapsi.al 8 July 2020
Merkel tregon prioritetet e presidencës gjermane: Të hapen kapitujt e

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shpalosur para eurodeputetëve në PE prioritetet e presidencës 6- mujore gjermane të Bashkimit Europian. Merkel sa i përket objektivave për zgjerimin e BE ka përmendur vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa ka kërkuar që për këto dy vende negociatat të happen plotësisht brenda këtij viti, dhe brenda 6- mujorit të Presidencës gjermane të fillojë hapja e kapitujve të parë për negociatat.

Sipas IBNA, parashikohet që kapitujt e parë të negociatave për dy vendet të hapen më nëntor ose dhjetor, kur do fillojë dhe raundi i parë i negociatave, vetëm nëse dy vendet kanë zbatuar reformat respektive.

Maqedonia e Veriut formalisht i ka të hapura negociatat pa kushte, ndërkohë Shqipëria ka 15 kushte në total, dhe që të ulet në Konferencën e parë ndërqeveritare me BE duhet të plotësojë disa prej tyre. Merkel ishte një nga iniciatoret që në tetor të vitit të kaluar që të hapeshin negociatat me Shqipërinë, dhe Bundestagu miratoi rezolutën me 9 kushte, kurse në mars Këshilli Europian i çoi në 15.

Të këshilluara

Si e trajtoi Greqia Pandeminë e Covid 19

Marsi i vitit 2020 ishte një muaj i rregullt për Giota Lourida, MD, PhD, një këshilltar i moshuar për sëmundje infektive në Spitalin e Sotiria Chest Diseases në...

16:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI