Flash

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos: Mbajtja e maskës e detyrueshme ose gjobë

Lapsi.al 8 July 2020
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos: Mbajtja e maskës e detyrueshme

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë thotë se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, biznese dhe ambientet e mbyllura, pritja në radha dhe se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba. E ftuar në Report Tv, mjekja tha se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.

"Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve", - tha anëtarja e Komitetit teknik.

Vendimi për bërjen të detyrueshme të mbajtjes së maskës i është sugjeruar këtij Komiteti që në nisje të pandemisë, si në rastin e disa vendeve, por u desh mjaft kohë që ekspertët shqiptarë të binden. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI