Flash

Merkel për autokratët në Europë: Pandemia, jo justifikim për të minuar demokracinë

Lapsi.al 8 July 2020
Merkel për autokratët në Europë: Pandemia, jo justifikim

Liria e fjalës, barazia dhe diversiteti fetar janë thelbësore. Theksimi i këtyre është fokusi i Presidencës gjermane të Këshillit të BE, tha kancelarja Angela Merkel në Parlamentin Evropian në Bruksel.

"Të drejtat themelore janë gjëja e parë që më preokupon më shumë në Presidencën e Këshillit", - tha politikania gjermane. "Ato janë themeli mbi të cilin mbështetet Evropa. Në pandeminë e Corona-s, këto të drejta themelore ishin pjesërisht të kufizuara. Ky ishte një çmim shumë i lartë. Vendimi për ta bërë këtë kishte qenë pafundësisht i vështirë për të".

"Unë kam besim te Evropa"

Angela Merkel theksoi më tej: "Një pandemi nuk duhet të jetë kurrë një justifikim për të minuar parimet demokratike." Kancelarja shtoi me patos: "Unë kam besim te Evropa. Unë jam e bindur për Evropën - jo vetëm si një trashëgimi e së kaluarës, por si një shpresë dhe vizion për të ardhmen".

Ky udhëtim në Bruksel, për të paraqitur objektivat e saj në Parlamentin Evropian gjatë presidencës, ishte udhëtimi i parë i Merkelit jashtë Gjermanisë që nga fillimi i pandemisë së Coronas. Fillimisht, ajo u prit nga David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian.

A do të ketë marrëveshje në mes të korrikut?

Gjermania mori në 1 korrik për gjashtë muaj kryesimin e 27 vendeve të BE . Krerët e shteteve dhe qeveritë e BE duan të përpiqen në Bruksel më 17 korrik të arrijnë një marrëveshje për paketën financiare afro 1.7 bilionë eurosh, e cila përfshin periudhën deri në vitin 2027. Në të duhet të përfshihet fondi i rindërtimit për të kapërcyer krizën ekonomike që vjen nga pandemia e Corona-s shkruan DW.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI