Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

"Besoj te ringjallja"/ Zbulohet një tjetër grua në gjendje të rëndë në Tiranë, refuzon ushqimin prej muajsh

Lapsi.al 8 July 2020
"Besoj te ringjallja"/ Zbulohet një tjetër grua në

Pas ngjarjes së Kombinatit që ka prekur të paimagjinueshmen, banorët e një pallati në Tiranë kanë njoftuar policinë në numrin pa pagesë duke vënë në dijeni se një grua tjetër, e cila jeton një kat më lart, ka ndërprerë ushqimin dhe nuk del më nga shtëpia.

“Mora 129-ën, 129-a për 7 minuta i ka sjellë njerëzit këtu”, - shprehet banori.

–Çfarë grupi ka frekuentuar?

“Grupin unë nuk e di, me gojëdhënat që janë thonë që janë me Jehovain”, - deklaron ai.

“Dy kokrra mandarina në ditë ha, dy fije patatinë dhe një çikë djathë edhe ujë. Këto ka ngrënë ajo që tre muaj”, - rrëfen e ëma.

– Po pse?

“Nuk më hahet thotë”, - sqaron mamaja.

Ky është rrëfimi i nënës së Vjollcës, një inxhiniere ndërtimi, e cila darkoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri dhe më pas me argumentin se është sëmurë ajo refuzon të ushqehet. E bindur në fjalën e të bijës, e moshuara këmbëngul se Vjollca është sëmurë, megjithëse shton se 3 vite më parë familja ia ndaloi të frekuentonte një grup fetar.

“Ia ndërpreva unë.”

Gruaja kujton se një vit më parë dy persona deshën ta takojnë, por ajo i refuzoi.

“Ata ishin me pantallona blu dhe me këmishë të bardhë”, - deklaron e ëma.

E shtrirë në krevat, Vjollca këmbëngul se është sëmurë ndaj nuk ushqehet dhe se pas njoftimit, policia i kontrolloi shtëpinë dhe madje e çuan edhe në spital.

–Çfarë ndodhi që e le ushqimin?

Vjollca: Jam sëmurë...

–Si e kuptove ti që kishe problem shëndetësor?

Vjollca: Jam shumë e sigurt, ky është problem mjekësor.

–A je me dëshmitarët e Jehovait?

Vjollca: Jam sëmurë, po ata persona vazhdojnë më kërkojnë, ata janë të interesuar, sepse muhabeti im në një farë mënyre ka marrë zgjidhje.

–Çfarë problemi kishe ti që prisje zgjidhje?

Vjollca: Prisja zgjidhje që të arrija një besim, me ata persona të arrija besimin tim.

–E arrite?

Vjollca: Besimi im në një farë mënyre është përhapur, tani ka ngelur te ata persona, se unë e ndjej veten shumë sëmurë. Unë hyra sepse pashë diçka të vërtetë në besimin e tyre, jo plotësisht në atë besimin e plotë që ata kishin, sepse ata besojnë në një farë ringjalljeje të vërtetë, jo vetëm frymore.

–Beson te ringjallja?

Vjollca: Besoj

–Që kthehesh bashkë me trupin sërish?

Vjollca: Po kthehesh, po në një trup të përjetshëm.

Sipas një burimi të Top Channel-it, ky rast është referuar në prokurori, që do të vlerësojë nëse gruaja është vërtetë sëmurë apo po përdor justifikime për të bindur të afërmit se nuk ka motive të tjera që i di në fakt vetëm ajo. /Top Channel

Të këshilluara

Si e trajtoi Greqia Pandeminë e Covid 19

Marsi i vitit 2020 ishte një muaj i rregullt për Giota Lourida, MD, PhD, një këshilltar i moshuar për sëmundje infektive në Spitalin e Sotiria Chest Diseases në...

16:04

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI