Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Paralajmërimi i policisë: Mos shpejtoni me makinë, kudo keni radarë

Lapsi.al 13 June 2020
Paralajmërimi i policisë: Mos shpejtoni me makinë, kudo keni

Policia e Shtetit i është rikthyer kontrolleve rrugore në autostradën Tiranë-Durrës në fillim të dy dytëve të pushimit të fundjavës

Policia paralajmëroi se që nga e premte ka dalë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për rritjen e parametrave të sigurisê rrugore, me Radar, për të parandaluar shpejtësinë që lëndon apo më keq akoma, vret jetë.

“Mos shpejtoni se kudo në të gjithë vendin ka prezencë të Policisë Rrugore, ka Radarë, ka Patrulla të Përgjithshme, ka forca Shqiponja, - ka bërë thirrje Policia në rrjetet sociale. - Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor por dhe ato për mbrojtjen nga infektimi me COVID-19. “

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI