Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Edhe vajza e Niko Peleshit kundër Besa Shahinit: U tallët me djersën e maturantëve

Lapsi.al 13 June 2020
Edhe vajza e Niko Peleshit kundër Besa Shahinit: U tallët me

Aleksia Peleshi, vajza e deputetit Niko Peleshi ka marrë guximin që të ngrihet vetë kundër ministres së arsimit, Besa Shahini. Me anë të disa statuseve në Instastory, Peleshi i bën thirrje ministres që të mos i trajtojë maturantët si qenie eksperimentale por që t’u japë vërtet atë që meritojnë, dhe siç u takon në bazë të situatave të vështira që kanë kaluar.

Aleksia shkruan se duke qenë se përballuan tërmetin dhe pandeminë e koronavirusit, priste që të anulloheshin provimet e maturës, njësoj siç u bënë në shtetet evropiane, por edhe pse nuk u bë kjo, priste që të paktën, të kishin pyetje më të thjeshta.

Shkrimi i plotë i Peleshit

E nderuar znj. Ministre, pasi lexova pergjigjen tuaj, me lejoni t’ju siguroj se revolta e maturanteve nuk eshte nie levizje opozitare. Eshte e lehte qe te trajtohet si ceshtje politike dhe te injorohet sepse shihet si nje justifikim me teper i opozites per t’u hedhur ne sulm. Por nuk behet fjale per kete. Nese ne po protestojme sot, nuk na ka mxitur askush pervec mundit tone tre vjecar per te arritur synime te larta, qe po na hidhet poshte nga nje provim i hartuar ne nje menyre aspak dinjitoze qe po penalizon jo 5, 10 apo 100 maturante, por 30 mije. 30 mije maturante qe kemi kaluar nje vit shkollor plot peripeci, duke filluar nga termeti deri te pandemia. Nje vit ku, si ne, si mesuesit tane, ndryshe nga cdo brez i meparshem, jemi shkeputur vazhdimisht nga shkolla, jemi perballur me situata tronditese e per muaj me radhe s’kemi pasur askend te koka vec vullnetit qo na nevojitej per te bëre me te miren ne kater provime qe jane vendimtare per te ardhmen tone.

Logjikisht shpresonim që, shumica e shteteve evropiane, provimet e matures te na anulloheshin dhe notat të na llogariteshin me mesatare, por edhe pse kjo nuk ndodhi, nuk bëmë zë dhe vazhduam përgatitjen me sforco. Na u tha se do të kishte lehtesime, nderkohe na u dyfishua numri i pyetjeve, na u shkurtua afati kohor dhe na u ngushtua kufiri i pikeve midis notave. E megjithate, perseri nuk bëmë zë. Por kur ne fund na jepet nje provim i nje niveli veshtiresie te pajustifikuar edhe ne nje situate normale, jashte programit te cilit kemi punuar, me pyetje te formuluara ne menyre absurde dhe me alternativa pergjigjesh tejet subjektive, atehere nuk mund te qendrojme me pa bere ze. Jo, nuk po protestojme thjesht per “provimet e veshtira”, po protestojme sepse ndihemi sikur po talleni me djersen tone. Nje note e ulet provimi per hartuesit e tezave tona, (qe meqe ra fjala, ende s’na e kane shuar kureshtjen se cfare bëri Turi me barken), mund te mos jete asgje, por per ne eshte nje derë me shume e mbyllur.

Nje dere qe nuk na e hapin dot me as opozitaret e as forumet politike. Nuk po kerkojme as notat e as diplomat fallco te qeverise se meparshme, po kerkojme vetem te mos trajtohemi si brez eksperimental kur ne loje eshte e ardhmja jone. Uroj qe dy provimet ne vijim, te pakten, mos te rezultojne ne studente te deshperuar per tre vite arsimi te hedhura ne kosh. Nga maturantja: Aleksia Peleshi

Maturantët janë ngritur sot në protestë një ditë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë. Ata thonë se teza ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte lidhje me shembujt për të cilët kishte njoftuar ministria e Arsimit. Ata gjithashtu janë shprehur se kërkojnë ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI