Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Zbulohet një tjetër qendër masazhi që ofron seks në Tiranë

Lapsi.al 12 June 2020
VIDEO/ Zbulohet një tjetër qendër masazhi që ofron seks

Janë të licencuar si qendra masazhi apo SPA, por përveç masazhit, masazhatorët të vetëofrohen edhe për shërbime ekstra, kundrejt pagesës.

Pas denoncimit të banorëve të një pallati në afërsi të Selitës në Tiranë 'Fiks Fare' investigoi këtë rast,duke bashkëpunuar me një klient të kësaj qendre estetike.

Bashkëpunëtori u emisionit investigativ hyri në qendrën estetike , ku kërkoi të kryente një masazh relaksues me vaj. Pronarja e qendrës estetike e drejtori klientin në dhomën e masazhit.

Pyetjes se bashkëpunëtorit të Fiks Fare nëse ofronin shërbime ekstra punonjësja e qendrës estetike i është përgjigjur pozitivisht.

Ajo i ka ofruar marrëdhënie intime klientit kundrejt pagesës prej pesë mijë lekësh të reja.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI