Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Vetëvendosje tubim në Prishtinë, Kurti: LDK u bashkua me Thaçin

Lapsi.al 12 June 2020
VIDEO/ Vetëvendosje tubim në Prishtinë, Kurti: LDK u bashkua me

Në një tubim në 15-vjetorit e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i saj, Albin Kurti thotë se 6 tetori ndryshoi të ardhmen e vendit, por qeverisjen e mirë e ndalën atë që e kanë kapur shtetin.

“Qeverisja e mirë u ndërpre sepse ata që e kanë kapur shtetin nga të gjitha anët, u kapën bashkë kundër qeverisjes së mirë. Ju ishit dëshmitarë kur presidenti i zgjedhur me vota të kontrabanduara, u vërsul me gjykata dhe të gjitha mjetet kundër qeverisjes së mirë.

Natyrisht ai nuk i gjen bashkëpunëtorë te LVV-ja, por i gjeti te Lidhja Demokratike, udhëheqja e së cilës e braktisi qeverisjen e mirë dhe qytetarët që i premtoi një qeveri të ndryshimit. Tani të gjithë janë bashkë në një qeveri koti, që kumbar ka presidentin e PDK-së”, - tha Kurti i cili shtoi se së shpejti Vetëvendosje do të ketë edhe degën e saj në Maqedoninë e Veriut pas asaj të hapur në Shqipëri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI