Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Dalin pamjet, momenti i ekzekutimit mafioz të Hekuran Billës në Tiranë (VIDEO)

Lapsi.al 12 June 2020
Dalin pamjet, momenti i ekzekutimit mafioz të Hekuran Billës në

A2 ka mundur të sigurojë videon e ekzekutimit të Hekuran Billës, i cili u vra mbrëmjen e të enjtes në zonën e Komunës së Parisit.

Në pamje duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qëllon këtë të fundit, përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar. Pas ekzekutimit me automatik, vrasësit u larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën, në drejtim të Unazës së Madhe.

Ekzekutimi i tipit mafioz në afërsi të një qendre tregtare ndodhi në një moment kur zona kishte shumë lëvizje qytetarësh. Sipas Policisë, për të shmangur dhe identifikimin nga kamerat e sigurisë, si dhe largimit të shpejtë nga zona, vrasësit u kthyen nga e njëjta rrugë nga e cila erdhën, në daljen më të shpejtë në autostradë. Makina e tyre, tip Benz, do të gjendej më vonë e djegur në Pezë.

Në video shihen gjithashtu disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar e për t’i shpëtuar plumbave.

Motivet e ekzekutimit të Billës janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, i njohur edhe me emrin, Herland Bilali në Angli, në vitin 2006, vrau me breshëri në një lokal Prel Markun ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin./ A2

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI