Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Protesta e maturantëve, Besa Shahini fajëson opozitën: Nuk ka ndodhur ndokund që nxënësit të protestojnë për "provime të vështira"

Lapsi.al 12 June 2020
Protesta e maturantëve, Besa Shahini fajëson opozitën: Nuk ka

Minstrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar lidhur me protestën e maturantëve që u zhvillua ditën e sotme (12 qershor) para Ministrisë së Arsimit.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini tha se e ndoqi me keqardhje protestën dhe se ajo u nxit nga opozita politike e vendit, e cila sipas saj dje ishte qeveria e notave fallco, diplomave fallco dhe universiteteve fallco.

Ajo tha gjithashtu se kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA do bëjë rishpërndarje të peshës së pikëve për çdo notë.

Postimi i plotë

Ndoqa me keqardhje protestën pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për "provimet e vështira"! Megjithatë, keqardhja për nxënësit "protestues" më vjen bashkë me revoltën ndaj nxitësve të tyre! Fatkeqësisht, nxitësit janë publikisht të afishuar dhe nuk janë zëdhënës opinionesh dosido.

Ata janë opozita politike e vendit! Që është një absurditet unik: opozita nxit dhe mbështet protestë kundër testeve kombëtare!!! Opozita stimulon "lehtësimin" e dhënies së notave për nxënësit!!! Po mbase këtu s'ka asgjë të re, përderisa kjo opozitë ishte dje qeveria e notave fallco, diplomave fallco, universiteteve fallco, provimeve fallco, promovimeve fallco.

Provimet Kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh. Unë i besoj Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) kur thotë se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë sepse ndodhin pas një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe prandaj janë konceptuar vetëm me alternativa - Pa temat që janë zhvilluar në kushte shtëpie.

Dhe kjo, vërtetohet lehtësisht në fund, kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA bën rishpërndarje të peshës së pikëve për çdo notë. Por, këto çështje teknike s’kanë as lidhje e as vend për debate politike dhe jo më për protesta opozitare.

QSHA ka adresuar kërkesat në lidhje me provimet e maturës që ishin protokolluar në Ministri. Ndërkohë, ne do të kallëzojmë çdo shpifje që opozita ka publikuar në lidhje me maturën sivjet. Besoj se edhe kjo do të shërbejë në edukimin e të rinjve, duke nisur nga të rinjtë e forumeve politike, për të mësuar se shpifja është gënjeshtër e dënueshme me ligj e jo liri fjale për çfarëdo kundërshtie qytetare apo opozitare.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI