Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Fullani: Ekonomia shqiptare kaloi fazën e krizës, asnjë bankë nuk falimentoi

Lapsi.al 12 June 2020
Fullani: Ekonomia shqiptare kaloi fazën e krizës, asnjë

Borxhi prej 650 mln eurosh që ka marrë Shqipëria përmes Eurobondit, për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i ka shërbyer shumë ekonomisë në vend.

Në një intervistë për Ora News, Fullani thotë se ekonomia shqiptare e ka kaluar mirë krizën e shkaktuar nga pandemia në krahasim me shtete të tjera rajonale.

Ai shprehet se asnjë nga bankat të të gjitha niveleve dhe asnjë kompani e rëndësishme nuk ka falimentuar gjatë kësaj periudhe.

"I ka shërbyer ekonomisë. Tashmë unë e shoh si rutinë pasi vendi është shumë më ndryshe nga eurobondi i parë. Ekonomia kaloi fazën e vetë të gjatë të krizës. Ne dolëm pas asnjë gërvishtje nga kriza në ndryshim me disa vende të ballkanit dhe të Europës. Nuk kemi patur asnjë mbyllje, falimentim banke apo kompani të rëndësishme. U ftuan investitorë të huaj për të bërë investime kapitale dhe investimet  e huaja direkte u shtuan sidomos ato në infrastrukturë dhe në punësimin afatgjatë. Situata është më ndryshe. Sistemi bankar është më solid. Në të njëjtën kohë edhe stabiliteti financiar është më i fortë. Është i aftë për të marrë borxhe të reja. Koha ishte mjaft e mirë për të marrë borxh." 

Ish guvernatori pranoi se pandemia do të lërë gjurmë të thella në ekonominë e vendit, ndaj Fullani thotë se zgjidhja më e mirë për të adresuar këto pasoja duhet bërë reformë në sistemin ekonomik.

"Për rastin konkret një investim në hidrocentrale është i mirë por ka dhe projekte të tjera që qeveria i ka në xhepin e vetë ose do t'i vendos së shpejti. Pandemia do të lërë gjurmë të thella në ekonomitë botërore. Në vendet e vogla ka shumë gjasa të ketë pasoja më të rënda. Është e rëndësishme rishikimi i modelit ekonomik. Dy partitë e mëdha të shohin mundësinë e një reforme strukturore ekonomike. Gjatë kësaj periudhe 5-6 vjeçare. Pas pandemisë do të na dalin sfida të reja. Ne duhet të përfitojmë nga ky moment, jo vetëm prej Eurobondit, po në përgjithësi për ta bërë vendin më atraktiv në mënyrë që jo vetëm t'i bëjmë ballë krizave të ardhshme por të jemi të aftë të bëjmë ballë problemeve të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. " - u shpreh Fullani.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI