Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pas provimit të Gjuhë-Letërsisë, maturantët dalin në protestë

Lapsi.al 12 June 2020
Pas provimit të Gjuhë-Letërsisë, maturantët dalin

Maturantët e gjimnazeve të Tiranës kanë organizuar një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë një ditë pas provimit të Letërsisë.

Sipas tyre teza ishte me pyetje abstrakte, me shumë tekste dhe jashtë modeleve të paraqitura apo të viteve të tjera.

Një maturante thotë se testi i maturës ishte shumë i vështirë dhe tashmë ajo ndihet jo e sigurt për provimin e radhës.

"Të kërkohet e drejta jonë se provimi ishte shumë i vështirë dhe nuk i ishte përmbajtur modeli të viteve më parë.

Teksti ishin brenda për brenda tekstit. Ishte një pyetje abstrakte më shumë te gjuha se sa tek letërsia. Pyetja e Turit me varkën dhe shokët. Edhe një foto se në çfarë sfide ishte vajza në shkëmbë. Kishte disa paragrafë. Turi mund të bënte të katër veprimet.”- tha ajo.

Një tjetër maturante kërkon që mos penalizohet nga provimi i Letërsisë pasi pyetjet logjike nuk kishin lidhje me modelet e mëparshme si dhe kishte pyetje që nuk kishin të bënin me Letërsinë. Ajo thotë se ky brez maturantësh është më i traumatizuari.

”Brezi më i traumatizuar i maturës. Kishte pyetje që nuk kishin të bënin fare me Letërsinë. Nga lirika e Lasgushit tek epizmi i Homerit na erdhi si papritur, nuk i prisnim të dyja. Pyetjet logjike nuk ishin fare në lidhje me modelin. Kishte shumë tekste. Kërkojmë mos penalizohemi pasi na ul mesataren dhe nuk kapim dot shkollat. Shumë maturantë nuk ndihen konfidentë për provimin tjetër.”- tha maturantja.

Po ashtu një maturant kërkon rivlerësim për provimin pasi ishte një eksperiment dhe nuk ishte aspak i lehtë siç u premtua.

”Ishte eksperiment. Na u tha që do ishte më i lehtë. Konstatojnë, se në provimet e viteve të tjera ka pasur një tekst dhe një poezi, kurse këtë vit kishte 6 tekste dhe Iliadën e kishin trajtuar si poezi. Të rivlerësohemi dhe të dimë si është formuluar teza.”- kërkoi maturani.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI