Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Atentati te 'Komuna e Parisit'/ Autorët dyshohen vrasës me pagesë, arma e krimit si ato që përdor Garda

Lapsi.al 12 June 2020
Atentati te 'Komuna e Parisit'/ Autorët dyshohen vrasës me

Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa, mbërmjen e kaluar te “Komuna e Parisit”.

Policia ka dyshime që vrasja është kryer me pagesë. Mësohet se autorët e kanë gjurmuar për të mesuar lëvizjet e 40-vjeçarit. Ata e kanë pritur sa është ngritur nga lokali në zonë dhe ka lëvizur me mjet dhe më pas kanë qëlluar me breshëri.

Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 30 gëzhoja. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat arma MP5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që përdor Garda, dhe është çuar në laborator. Kjo armë nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

Po ashtu, edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar. Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më parë nga një mjet RENAUL.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI