Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

PPE i kujton Ramës 15 kushtet e negociatave/ A do të ketë zgjedhje lokale?

Lapsi.al 12 June 2020
PPE i kujton Ramës 15 kushtet e negociatave/ A do të ketë

Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane ka dalë sot sërish me një deklaratë që përmend në mënyrë të përsëritur 15 kushtet e Bashkimit Europian që duhet të përmbushen nga qeveria në mënyrë qe te çelen negociatat.

Deklarata është publikuar në uebsajtin zyrtar, e nxjerrë në emër të nënkryetarit Kovatschev si dhe të zëdhënësit për çështje të jashtëme e të zgjerimit Michael Gahler. Ky i fundit u pronocua edhe  më 9 qershor.

Në 6 qershor kryeministri Rama duke folur para gazetarëve mohoi ekzistencën e 15 kushteve nga BE për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare e pas saj për të nisur negociatat. Edhe më 9 qershor në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ndryshe nga Ilir  Meta dhe Gramoz Ruçi, Rama nuk i përmendi fare 15 kushtet e zyrtarizuara në muajin mars në Bruksel.

Veç kësaj kjo deklaratë duket se shtyn më shumë idenë se zgjedhjet e pushtetit vendor duhet të jenë të parakohshme dhe mundësisht të mbahen në një ditë me ato parlamentare. Kovatschev e Gahler theksojnë se: "Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste".

Ata referojnë edhe kushtin e Brukselit (më parë të Bundestagut) "që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019".

Sipas Partisë Demokratike, burime nga Parlamenti Europian sinjalizojnë se do të ketë reagime të mëtejshme duke filluar nga java e ardhëshme.

Reagimi i plotë: 

Reforma Zgjedhore do e sjellë Shqipërinë një hap afër Bashkimit Europian.

“Grupi i PPE mirëpret marrëveshjen politike për reformën zgjedhore të arritur në Shqipëri. Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale ”, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE për punët e jashtme. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e takimit në Tiranë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku u diskutua për kushtet e vëna nga BE dhe masat përkatëse lidhur me to.

"Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri dhe plotëson në të njëjtën kohë dy kushte të përcaktuara për fillimin e negociatave të pranimit në BE" - tha Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE.

"Si një kusht tjetër për të filluar negociatat e pranimit, Këshilli Evropian në Mars kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Legjislacioni që kërcënon lirinë e shprehjes duhet të shfuqizohet dhe të kryhet  hetim për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara ”, shtoi Kovatschev.

"Grupi PPE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Prandaj ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe partive opozitare në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, siç rekomandohet nga BE dhe OSBE. Nëse përfundohet në këtë frymë dhe zbatohet me mirëbesim përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, ajo do ta sjellë Shqipërinë një hap më afër në rrugën evropiane ”- theksoi Gahler.

"Ka 15 kushte që Shqipëria duhet të përmbushë për të filluar negociatat e pranimit. Përmbushja e tyre nuk është vetëm një veprim procedural, por do t’i shërbejë para së gjithash shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë t'u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që t'i plotësojnë të gjitha 15 kushtet dhe do të monitorojmë nga afër zhvillimet", theksojnë Kovatchev dhe Gahler.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI