Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Gjiknuri flet për "çunat problematikë" dhe Unazën: Më sulmojnë se jam lart

Lapsi.al 12 June 2020
Gjiknuri flet për "çunat problematikë" dhe

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur sot për akzuat që janë bërë në adresë të tij për falsifikimin tek Unaza e Re dhe për zgjedhjet lokale në Dibër. Në një intervistë në Zonë e Lirë, Gjiknuri u shpreh se kur ngjitesh larg të godasin.

“Ka një parim, kur ngjitesh lart të godasin, kur je në pushtet të godasin. Por për sa i përket akuzave, Prokuroria i ka hetuar dhe ka thënë që janë akuza politike. Është hetuar dhe falsifikimi tek Unaza e Re dhe nuk gjetën asnjë lidhje me mua. Por akuza do ketë sa herë bën gjëra të mira do të godasin”, tha ai.

Më tej i foli dhe për “çunat problematikë” dhe përgjimet për zgjedhjet lokale të Dibrës, duke shtuar gjithçka që ka bërë Prokuroria ka bërë një paligjshmëri.

“Po të flasim për Dibrën është një përgjim i paligjshëm, që përgjuan gjysmën e shtetit. I ka përgjuar Prokuroria e Krimeve të Rënda, por nuk i takon. Por po të futesh e të përgjosh të gjitha shtabet politike këto gjëra ndodhin, ka dhë më shumë”, u shpreh më tej Gjiknuri.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI