Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Datat kur Greqia do të hapë kufijtë me vendet e BE-së dhe Shqipërinë

Lapsi.al 13 June 2020
Datat kur Greqia do të hapë kufijtë me vendet e BE-së dhe

Fluturimet ndërkombëtare nga Italia, Spanja dhe Hollanda për në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës do të lejohen nga 15 qershori, si pjesë e planit të Greqisë për të rihapur kufijtë e vet, tha të premten Ministri i Turizmit të Greqisë, Haris Theoharis.

Njoftimi ishte pjesë e një skeme më të gjerë për fazën tjetër të rihapjes së Greqisë e cila parashikon rifillimin e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare për në aeroportin e Selanikut nga 15 qershori, përveç fluturimeve nga Italia, Spanja, Hollanda, Britania, Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Fluturimet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës do të lejohen vetëm për "udhëtime të domosdoshme".

Theoharis tha se tragetet e huaja janë të ndaluara të ndalen në portet greke ndërsa anijet e luksit lejohen me vetëm ekuipazh në bord.

Sa i përket mbërritjeve në tokë, ato do të lejohen nga Bullgaria që nga 15 qershori, por do të mbeten të ndaluara për Turqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (me përjashtim të udhëtimeve për biznes shumë të nevojshme).

Këto kufizime do të hiqen më 1 korrik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa situata me Turqinë do të rishikohet në 30 qershor.

Nga 1 korriku, të gjitha hyrjet ndërkombëtare do të lejohen në të gjitha aeroportet greke dhe tragetet e huaj do të lejohen të zbarkojnë në portet greke.

Pasagjerët që mbërrijnë në aeroportet e Athinës dhe Selanikut midis 15 dhe 30 qershorit nga aeroportet që nuk janë në një listën e vendeve të hartuara nga Agjensia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit, ku niveli i infeksionit të koronavirusit vlerësohet të jetë i ulët, do t'i nënshtrohen testeve dhe do të karantinohen për një ditë në pritje të rezultateve, dhe për gjithsej 14 ditë nëse rezultatet janë pozitive.

Për fluturimet nga Italia, Spanja dhe Hollanda, testet do të bëhen për të gjithë pasagjerët.

Pasagjerët që hyjnë në Greqi nga 1 korriku nga të gjitha destinacionet do t'i nënshtrohen testeve dhe do të përballen me një karantinë 14-ditore nëse rezultatet janë pozitive. Të gjithë pasagjerët do të jenë të detyruar të plotësojnë një formular elektronik me të dhënat e kontaktit që kanë në Greqi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI