Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Plas në Velipojë/ Forcat Speciale me gaz lotsjellës ndaj banorëve (VIDEO)

Lapsi.al 11 June 2020
Plas në Velipojë/ Forcat Speciale me gaz lotsjellës ndaj

Një aksion i Inspektoratit të Kombëtar të Mbrojtjes së territorit për të prishur disa ndërtesa pa leje në plazhin e Velipojës ka shkaktuar kundërshtimin e fortë të banorëve. Përplasja ka qenë fizike dhe në ndihmë të IKMT-së kanë shkuar edhe Forcat Speciale të Shkodrës.

Për të zmbrapsur banorët ato kanë hedhur gaz lotsjellës ndërsa nuk kanë kursyer as gratë dhe të miturit. Siç duket edhe nga videot e siguruara nga lapsi.al një vajzë ka humbur ndjenjat. Banorët kanë kundërshtuar aksionin duke përdorur mjete rrethanore si gurë dhe lopata, por nuk ia kanë dalë dot që të ndalin forcat e policisë që kanë përdorur edhe gazin lotsjellës për t’i shpërndarë.

Pronarët e ndërtesave u janë lutur autoriteteve që aksioni të zhvillohet në shtator duke u dhënë mundësinë që të punojnë gjatë verës, por kërkesa nuk është marrë parasysh. Nga ky aksion është përjashtuar IMT e Bashkisë Shkodër, e cila nuk është njoftuar për ndërhyrjen.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në një prononcim për gazetarët dhe se do të qëndrojë atyre derisa të sjellin shkresën me shkrim për shembjen e këtyre bizneseve. Sipas Ademit edhe nëse ka një vendim të tillë, ajo propozon që ato të mos prishen tani, por në një fazë të dytë pas sezonit veror.

Në krahun tjetër inspektorët e IKMT-së thanë se aty janë planifikuar për tu shembur 27 objekte dhe ky ishte i pari që u shemb ndërsa një tjetër është çmontuar nga vetë pronari. Edhe një ditë më parë aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Territorit në këtë zonë u shoqërua me tension mes policisë dhe pronarëve të lokaleve të plazhit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama paralajmëron rikthimin e karantinës

Kryeministri Edi Rama rikthehet të flasë për situatën me koronavirusin, pas rritjes së shifrave ditët e fundit. Rama paralajmëroi se nëse rastet e reja dhe shtr...

19:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI