Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

IKMT prish ndërtimet, pronarët përplasen me policinë, një grua humb ndjenjat (VIDEO)

Lapsi.al 11 June 2020
IKMT prish ndërtimet, pronarët përplasen me policinë,

Përplasje të forta mes pronarëve dhe policisë në Velipojë. IKMT ka ndërmarrë një aksion prej ditës së djeshme për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe sot janë prishur disa godina.Ndërkohë pronarët kanë kundërshtuar prishjen dhe janë përplasur me policinë. Në pamjet e siguruara shihen qytetarë të lënduar, ndërsa një grua ka humbur ndjenjat. Policia ka lëshuar gaz lotsjellës por jo drejt banorëve, por në ajër. Policia më pas ka arritur që të largojë njerëzit dhe në fund ka prishur objektet. Pronarët pretendojnë se janë në procese ligjore për legalizimin e tyre.

Sot IKMT ka prishur objektet në pronësi të Nikoll Markut, ish-kryetar i komunës dhe aktualisht kreu i PD në Velipojë dhe ai pretendon se prishja është bërë për arsye politike.

Më herët Voltana Ademi ka deklaruar se ky aksion është i paligjshëm dhe do bëjë padi. Ademi ka kërkuar që të kalojë dhe ky sezon veror dhe më pas të prishen ndërtimet që mund të jenë pa leje duke marrë parasysh dhe krizën në turizëm.

[video width="320" height="176" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-11-at-19.01.59-2.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-11-at-19.01.58.mp4"][/video]

Të këshilluara

Rama paralajmëron rikthimin e karantinës

Kryeministri Edi Rama rikthehet të flasë për situatën me koronavirusin, pas rritjes së shifrave ditët e fundit. Rama paralajmëroi se nëse rastet e reja dhe shtr...

19:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI