Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pas largimit të Dvoranit, Vitore Tusha merr drejtimin e KLGJ-së

Lapsi.al 11 June 2020
Pas largimit të Dvoranit, Vitore Tusha merr drejtimin e KLGJ-së

Me largimin e Ardian Dvoranit, si kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të mos e lërë pa drejtues, njërin prej institucioneve më të rëndësishme në drejtësi. Vitore Tusha do të drejtojë tashmë KED-në. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese do të jetë në krye të KED deri në hedhjen e shortit për kreun e ri të Emërimeve në Drejtësi.KLGJ vendosi sot mbarimin e mandatit të Ardian Dvroranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër. Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.

Të këshilluara

Rama paralajmëron rikthimin e karantinës

Kryeministri Edi Rama rikthehet të flasë për situatën me koronavirusin, pas rritjes së shifrave ditët e fundit. Rama paralajmëroi se nëse rastet e reja dhe shtr...

19:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI