Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Bardhi: Shkarkimi i Dvoranit konfirmoi paligjshmërinë në Gjykatën e Lartë dhe KED

Lapsi.al 11 June 2020
Bardhi: Shkarkimi i Dvoranit konfirmoi paligjshmërinë në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e komentoi të drejtë vendimin për shkarkimin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Zoti Bardhi tha se vendimi i sotëm i KLGJ-së, konfirmon jo vetëm paligjshmërinë e qëndrimit të tij në detyrë përtej mandatit kushtetues, por edhe si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i bëri këto komente në një intervistë për ABC News.

"E kuptoj që Ardian Dvorani mund të jetë mërzitur, sepse ka lënë punët e partisë përgjysëm pasi kishte marrë përsipër t’i siguronte Edi Ramës kapjen totale të Gjykatës Kushtetuese. Është rasti i parë, i paprecedentë që një gjyqtar i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë edhe gjashtë vite të tjera përtej mandatit. Mandati Kushtetues është 9 vjet ai ka qëndruar edhe 6 të tjera, pra 15 vite qëndrim në detyrë. Vetëm Dvorani e ka pasur këtë mundësi, është rast i paprecedentë në të gjitha vendet demokratike", tha Gazment Bardhi.

Ai theksoi se Adrian Dvorani duhej të ishte larguar menjëhere pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, e cila konstatoi se Ardian Dvoranit i kishte mbaruar mandati dhe nuk mund të qëndronte më në detyrë.

“Ky ishte një veprim kriminal i organizuar nga ish kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe drejtoreshës së qendrës së botimeve zyrtare, që vonoi botimin në fletoren zyrtare të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese përtej afateve të përcaktuara nga Ligji”, tha Bardhi.

Të këshilluara

Rama paralajmëron rikthimin e karantinës

Kryeministri Edi Rama rikthehet të flasë për situatën me koronavirusin, pas rritjes së shifrave ditët e fundit. Rama paralajmëroi se nëse rastet e reja dhe shtr...

19:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI