Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Tre të vdekur dhe 127 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 8 June 2020
Tre të vdekur dhe 127 raste të reja me Covid-19 në

Në Maqedoninë e Veriut të hënën janë regjistruar shifra rekorde të të infektuarve me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipiçe, ka njoftuar se nga testimi i 702 mostrave, 127 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë.

Viktimat janë një burrë 70 vjeç nga Kumanova dhe dy nga Shkupi të moshës 62 dhe 78-vjeçare, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 156. Nga të infektuarit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 67 janë nga Shkupi, 33 në Shtip, në Tetovë 10, Ohër 6, Strugë 5, Probishtip dhe Koçan 2, ndërsa në Dibër dhe Kumanovë nga 1 rast.

Zonat me më së shumti raste me koronavirus në Shkup janë komuna e Çairit, Qendra dhe Buteli. Që nga paraqitja e koronavirusit, në Maqedoninë e Veriut janë testuar 37,027 mostra për COVID-19 dhe pozitiv me koronavirus janë 3,152 persona. Numri i të shëruarve ka arritur në 1,653 ndërsa raste aktive janë 1,343.

Numri i madh i infektimeve kanë ndodhur në dhjetë ditët e fundit edhe atë për më shumë se 900 raste.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive i ka propozuar qeverisë aplikimin e orës policore në vatrat e përhapjes së virusit si në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip. Ndalimi i lëvizjes së qytetarëve është propozuar nga të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI