Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

I plagosur sot në Elbasan, kush është Ardian Çapja

Lapsi.al 8 June 2020
I plagosur sot në Elbasan, kush është Ardian Çapja

Ardian Capja, i plagosur paraditen e sotme në Elbasan, është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi edhe më herët është përfshirë në konflikte me persona të tjerë në qytetin e Elbasanit. Një atentat ishte zhvilluar ndaj tij në vitin 2017, që kishte qenë i mirëorganizuar, ndërsa ai u qëllua me kallashnikov e armë të tjera. Në atë kohë, autorët dështuan në atentat, pasi ishin zbuluar më herët.

Autorët më 2017, të cilët ende nuk janë identifikuar, për të shmangur çdo dyshim, kishin modifikuar automjetin e përdorur prej tyre në mënyrë identike me atë të një prej fqinjëve të fisit Çapja, duke përdorur dhe targa të falsifikuara me numra të njëjtë. Pasi e kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, autorët kanë ndërhyrë në momentin kur Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij. Ata kanë qëlluar nga një distancë e largët në momentin kur 49- vjeçari ka qenë pranë derës.

Kur ka dëgjuar të shtënat, menjëherë ai është futur brenda duke u shpëtuar plumbave. Nga rindërtimi i ngjarjes, sipas grupit hetimor, Çapja i ka pikasur autorët dhe kjo ka bërë që këta të fundit të qëllojnë nga një distancë e largët. Ky është atentati i dytë që iu bë Ardian Çapjes, pasi më parë është tentuar eliminimi i tij fizik përmes predhës, por që nuk arriti të shpërthente, ngjarje kjo e ndodhur më 6 gusht 2017.

Ndërkohë, Policia bëri të ditur në atë kohë se po heton për zbulimin e pronarit të makinës së përdorur nga autorët, e cila u dogj jo shumë larg vendit të ngjarjes, në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Nga ana tjetër, Policia ka identifikuar pronarin e automjetit tip “Benz”, që u gjet i djegur në lagjen “Kala” mëngjesin e së dielës dhe që fillimisht u dyshua se kishte lidhje me atentatin.

Nga hetimet, ka rezultuar se makina e djegur i përket një biznesmeni nga Tirana. Bëhet fjalë për Xh. Hoxhën, i cili e kishte denoncuar në Policinë e kryeqytetit. Vjedhja e makinës, në bazë të denoncimit të bërë nga Hoxha, kishte ndodhur rreth një javë më herët nga atentati në Tiranë.

Hoxha ka shkuar për të verifikuar nga afër nëse “Benz-i” i gjetur i djegur ishte i tij apo jo, duke konfirmuar se bëhej fjalë, pikërisht për automjetin e tij të vjedhur. Nga ana e saj, Policia hetoi mbi mundësinë e përfshirjes së automjetit të vjedhur në Tiranë në atentatin e ndodhur ndaj familjes Çapja, që nuk kishte asnjë indikacion.

Pavarësisht kësaj, Policia kishte dyshime se makina mund të jetë vjedhur për t’u përdorur në ngjarje kriminale dhe për këtë arsye nuk përjashtohet pista që djegia e saj mund të jetë bërë edhe nga autorët e atentatit ndaj Ardian Çapjes.

Ende nuk ka asnjë pistë konkrete për atentatin ndaj familjes Çapja më 2017, por më kryesorja lidhet me konfliktet e vjetra të fisit. Më 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre.

Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.

Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.

Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja. Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Një termet sapo ka lekundur kryeqytetin rreth ores 01 50. Njoftimet thonë 3.5 ballë me thellesi 5 km dhe epiqendra e tij ende e papercaktuar.   &...

02:01

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI