Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Lëkundje tërmeti gjatë natës në Thumanë, ndihen në Tiranë e Durrës. Disa pasgoditje

Lapsi.al 8 June 2020
Lëkundje tërmeti gjatë natës në Thumanë, ndihen

Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në vendin tonë, ku më i forti është ai me magnitudë 3.7 të shkallës rihter.

Mësohet se ky tërmet është ndjerë pak para mesnate, rreth orës 23:52, në Thumanë. Këto lëkundje janë ndjerë në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth. Sipas qendrës europiane EMSC, tërmeti e ka patur thellësinë 2 km, ndaj edhe është ndjerë shumë.

Ndërkohë, kjo lëkundje, është pasuar edhe nga të tjera tërmete, por me magnitudë të vogël. Konkretisht, ka pasur edhe 6 lëkundje të tjera, me maginduta që variojnë nga 1.6 deri në 2.6 ballë të shkallës rihter.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Një termet sapo ka lekundur kryeqytetin rreth ores 01 50. Njoftimet thonë 3.5 ballë me thellesi 5 km dhe epiqendra e tij ende e papercaktuar.   &...

02:01

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI