Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Protesta në Vienë për shembjen e Teatrit Kombëtar: Simbol i trashëgimisë europiane, Rama-Veliaj partnerë në krim

Lapsi.al 8 June 2020
Protesta në Vienë për shembjen e Teatrit Kombëtar: Simbol i

Protesta për prishjen e Teatrit Kombëtar janë zhvilluar këtë fillim jave në Vjenë. Një grup shqiptarët janë mbledhur për të protestuar përpara selisë qendrore të fondacionit “Erste Stiftung”.

“Erste Stiftung” është një fondacion i cili edhe më herët ka mbështetur financiarisht dhe përmes imazhit publik iniciativa për zhvillimin e demokracisë në Ballkan. Me pankarta në duar, ku ndër të tjera shkruhet “Rama-Veliaj, vëllezër në krim”, apo “ Demokracia në Shqipëri po vdes, mos hesht”, protestuesit kërkojnë që fondacioni, si mbështetës i zërit të shoqërise civile, të mbajë një qëndrim në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilin e konsiderojnë një simbol të trashëgimisë europiane.

Ata shprehen se me qëllim sensibilimin e opinionit ndërkombëtar për regjimin që është vendosur aktualisht në Shqipëri, do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim, përpara organizatave të tjera joqeveritare dhe ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI