Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Devis Xherahu tregon për fansen 18 vjeçare, 'Donte të martohej me mua'

Lapsi.al 8 June 2020
Devis Xherahu tregon për fansen 18 vjeçare, 'Donte të

Devis Xherahu ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Why Not”.

Ai ka folur për projektin e tij më të ri që ka nxjerrë të titulluar “Like".Përveç kësaj, Devisi ka folur edhe për jetën e tij private dhe sesi e ka kaluar karantinën. Ndër të tjera këngëtari ka folur edhe për një histori me një fanse të tij të zjarrtë.

“Ka ndodhur shumë herë. Një herë kam qenë në Las Vegas. Në 2007 shkova në një turne Amerikë-Kanada. Qyteti i parë ishte Las Vegas, siç po këndoja pashë dy motra që ngjisnin shumë. Njëra vetëm qante, e thashë si ka mundësi. Një moment, siç po flisja me orkestrën ajo vjen e më përqafon, u var e gjitha e po qante.  I thashë faleminderit, u ndjeva mirë. Zbres poshte dhe më thotë i ati, e më thotë është fansja jote më e zjarrtë, më tregoi disa foto, i gjithë muri i shtëpisë me fotot e mia. Ishte greke e lindur në Amerikë. Më thotë i ati, kjo është 18 vjeç por edhe të të them të të bëj dhëndër, aman merre se kjo vetëm për ty flet. Ishte një rast që më ka ngelur në kujtesë”, u shpreh këngëtari teksa Roza i kërkoi të tregonte ndonjë histori me fanset e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI