Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Studimi/ Sa herë në javë duhet ta bëjë një çift për të qenë i lumtur

Lapsi.al 7 June 2020
Studimi/ Sa herë në javë duhet ta bëjë një

Sa shpesh rekomandohet të bëni seks? Një herë në muaj? Çdo ditë? Dy herë në javë? Ka shumë hulumtime për këtë pyetje, saqë mund të mendoni se seksi është diçka për çfarë dëshirojnë të flasin të gjithë njerëzit tërë kohën.

Megjithatë, teoria e fundit vjen nga akademikët e universitetit të Torontos, të cilët e kanë analizuar jetën seksuale të 15,000 çifteve dhe kanë konstatuar se nivelet tona të lumturisë e arrijnë kulmin me një herë seks në javë. Po. Ju mund të bëni seks më shpesh nëse dëshironi, por kjo nuk nënkupton se do të bëheni edhe më të lumtur. /Telegrafi 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI