Flash

FOTO/ Ardi Veliu takon Zaida Çobon: Më fal për videon që nxora

Lapsi.al 7 June 2020
FOTO/ Ardi Veliu takon Zaida Çobon: Më fal për videon që

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i ka kërkuar sot personalisht ndjesë publike Zaida Çobos, nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga 4 efektiv policie në Tiranë. Ndjesa e Veliut vjen pasi ky i fundit gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka publikuar një video të nënës së 15-vjeçarit, ku ajo mbante një armë në dorë.

Para deputetëve, Ardi Veliu tha se video tregonte se nga çfarë familje vinte 15-vjeçari, që sipas tij u dhunua pasi nuk iu bind urdhrit të policisë. Por pas kësaj deklarate publike që mori vëmendjen e të gjitha mediave u zbulua se Zaida Çobo, nënë e Sarandi Çobos ishte aktore dhe pamjet e publikuara nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ishin prapaskenat e xhirimit të filmit, “Dashuria s’mjafton”.

Nëpërmjet një shënimi në Facebook, Veliu sqaron se Zaida ishte e lënduar nga komenti i tij, ndërsa ai ndihej i keqardhur. Drejtori i Policisë thekson se ato fjalë që janë thënë nuk kishin qëllim justifikimin e policit, i cili sipas Veliut është pezulluar menjëherë pas ngjarjes.

“Nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.

Në takimin e sotëm Veliu ishte i shoqëruar edhe nga Zv.drejtorja e Përgjithshme Aida Hajnaj.

Pas publikimit të videos nga Veliu, Zaida reagoi duke e përgënjeshtruar videon dhe tha se ajo sekuencë ishte pjesë e një filmi ku ajo kishte marrë pjesë. Më vonë ngriti edhe një padi kundër drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë në Pukë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Mali-Bajram Curri”, te vendi i quajtur...

12:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI