Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Transporti publik rinis më 15 qershor (Rregullat që duhen zbatuar)

Lapsi.al 7 June 2020
Transporti publik rinis më 15 qershor (Rregullat që duhen zbatuar)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë jep lajmin për rinisjen e transportit publik, i cili është ndërprerë prej tre muajsh, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ministria njofton se duke filluar nga 15 qershori do të rinisë punën transporti publik, ndërsa të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska.

“Një lajm i mirë për ?qytetarët dhe sektorin e ?transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP #Bashkë #Doiadalim??”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

C322b926 Ce2f 47ac A442 3a8fb1017cad

Të këshilluara

Aksident i rëndë, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë në Pukë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Mali-Bajram Curri”, te vendi i quajtur...

12:22

Var veten një i burgosur në Krujë

Gjatë mbrëmjes së djeshme në burgun e Zaharisë në Krujë ka vrarë veten duke u vetëvarur Zamir Topi. Ky i fundit është autor i vrasjes së Dashnor Osmanit në p...

11:02

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI