Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

'Anabel' hedh dyshime për zëvendësimin e Blushit me Ledionin, TCH përgjigjet: "Kush është harabeli i Anabelit"?

Lapsi.al 7 June 2020
'Anabel' hedh dyshime për zëvendësimin e Blushit me

"Kush është harabeli i Anabelit?" - kjo është pyetja me kunjë që shtron sot Gazeta Shqip pas shkrimit të mëparshëm të botuar nga 'Anabel' dhe Iconstyle.al, ku hidhen dyshime se Ben Blushi do largohet në shtator nga drejtimi i Top Channelit dhe vendin e tij do ta zërë Ledion Liço.

Shkrimit të botuar në 'Anabel', Gazeta Shqip i është përgjigjur me kunjë. Gazeta aludon se pas botimeve të këtij lloji për Top Channel qëndron një palë tjetër, që nuk e zbulon në tekst. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Aksident i rëndë, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë në Pukë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Mali-Bajram Curri”, te vendi i quajtur...

12:22

Var veten një i burgosur në Krujë

Gjatë mbrëmjes së djeshme në burgun e Zaharisë në Krujë ka vrarë veten duke u vetëvarur Zamir Topi. Ky i fundit është autor i vrasjes së Dashnor Osmanit në p...

11:02

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI