Flash

Incidenti me gazetaren, Taulant Balla 'zgjidh gjuhën' dhe i quan mediat kazan. Ndalon deputeten e PS-së të flasë (VIDEO)

Lapsi.al 12 May 2020
Incidenti me gazetaren, Taulant Balla 'zgjidh gjuhën' dhe i quan

Njësoj si shefi i tij dikur në opozitë, Edi Rama, që gazetarëve të Tv Klan kur e pyesnin ai iu jepte shkurt përgjigjen "të fala Sandrit", edhe Taulant Balla bëri sot të njëjtën gjë me një gazetare të Syri Tv. Po njësoj si Rama iu referua mediave me etiketën 'kazan'.

Por më shumë sesa reagimi bajat i Ballës, në videon e incidentit bën përshtypje një detaj tjetër. Shefi i grupit parlamentar të socialistëve, mirë që refuzon vetë të përgjigjet, por ndalon edhe deputeten Klodiana Spahiu të flasë.

Kjo e fundit nisi t'i jepte përgjigje gazetares, por mjaftoi një shkim i Taulant Ballës dhe fjalët "Klodi të lutem", që ligjvënësja e PS-së të mos e vazhdojë më tej përgjigjen. Gazetarja po pyeste se përse nuk iu është dhënë pagë lufte edhe mjekëve e infermierëve të tjerë nëpër rrethe që ishin në vijën e parë të luftës me Covid 19, por pati vetëm për një pjesë. Shihni videon më poshtë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46