Flash

Çfarë po ndodh/ Shtohet kultivimi i "bimës së ndaluar", e konfirmon kryeprokurori (video)

Lapsi.al 12 May 2020
Çfarë po ndodh/ Shtohet kultivimi i "bimës së

Në vitin 2019, "bima e ndaluar" njohu një lulëzim të madh në Shqipëri , duke rikthyer këtë fenomen shqetësues për punën e prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në prezantimin e raportit vjetor të institucionit që ai drejton u shpreh para deputetëve të Komisionit të Ligjeve se problematike, situata është në disa qytete.

“Kemi vënë re një rritje të fenomenin e kultivimit të narkotikëve në Krujë, Vlorë, Gjirokastër, por edhe ndoshta Shkodra”, tha kryeprokurori.

Për këtë situatë të krijuar mungon një analizë e policisë së shtetit dhe prokurorisë për të parë se ku kanë çeduar institucionet në parandalimin e fenomenit.

“Unë po ju them sot se nuk ka sot një dokument, le të themi zyrtar, të përpiluar nga policia e shtetit apo nga prokuroria për të analizuar shkaqet reale, se përse ky fenomen ka ndodhur. Unë e kam parë si një të dhënë shqetësuese dhe patjetër që do të jetën një nga prioritet e veprimtarisë 2020”, tha kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.

Në vitin 2018 në të gjithë prokuroritë e rretheve u regjistruan 292 procedime, ndërsa në 2019 numri u dyfishua në 628 procedime, ose e thënë ndryshe rritje me 115 %.

Lista e qyteteve problematike për kultivimin e kanabisit vazhdon të kryesohet nga  Kruja ku janë 242 raste ose 39 % i totalit të rasteve. Ajo ndiqet nga Vlora me 80 raste, Shkodra 56, Gjirokastra 54, Fieri dhe Tirana 29 dhe Berati me 23 procedime.

 

https://youtu.be/AgT3AGSBQe0

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46