Flash

Zbardhen detajet nga mbledhja/ Çfarë vendosi koalicioni opozitar

Lapsi.al 12 May 2020
Zbardhen detajet nga mbledhja/ Çfarë vendosi koalicioni opozitar

Takimi i koalicionit opozitar kishte në fokus vetëm një çështje, situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve. Qëndrimi i të gjithë partive të Opozitës së Bashkuar ka qenë se pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Qeveria nuk po i ndihmon shqiptarët dhe po e çon vendin drejt një krize të madhe.

Në fillim të takim, Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqitura gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.

“Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen.” – mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.

Më pas është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga Qeveria. Në mbledhje është argumentuar se Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milion shqiptarë, ku janë qindra të mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur. Ndërkohë që kaq i ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re.

Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. “Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfrit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre.” – është shprehur Basha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46