Flash

(VIDEO) Krimi makabër në Skrapar/ 77-vjeçarit i ishte prerë fyti, zemra i ishte shkulur nga vendi

Lapsi.al 12 May 2020
(VIDEO) Krimi makabër në Skrapar/ 77-vjeçarit i ishte

Detaje horror dalin në dritë nga vrasja me thikë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Srakapar, ku një 77-vjeçar mbeti viktimë e një krimi makabër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të Skraparit, duke tronditur mbarë Skraparin.

Familjarët e viktimës Ramadan Çela, tregojnë të tronditur atë që kanë parë me sy.

Nipi i tij rrëfen se autori i krimit nuk është mjaftuar me një goditje, por e ka masakruar xhaxhain e tij, duke i prerë fytin, damarët e duarve e të këmbëve dhe duke i nxjerrë zemrën nga vendi.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/IMG_8019.mp4"][/video]

Edhe pse dyshohet për konfflikt pronësie, nuk dihen ende saktësisht arsyet që e kanë çuar 37-vjeçarin Hamza Çela të kryejë vrasjen makabre të të afërmit të tij të moshuar.

 “Unë viktimën e kam xhaxha. Pak pasi ndodhi ngjarja më merr vëllai në telefon dhe më thotë: hajde se xhaxhai është keq pasi atë e kishte marrë në telefon vëllai i autorit dhe i kishte thënë: keni të sëmurë xhaxhanë. Ikëm me shpejtësi në fshat, prapa shtëpisë xhaxhai kishte një bahçe me domate dhe kishte marrë zorrën për të vaditur në momentin kur viktima i kishte vajtur nga prapa dhe i kishte rënë me thikë.

Pasi xhaxhai kishte rënë barkas Hamzai i kishte prerë fytin, i kishte prerë damarët e duarve dhe të këmbëve si dhe zemrën ja kishte nxjerrë jashtë dhe ja kishte copëtuar me thikë copa-copa. Trupin e kishte mbuluar gjaku dhe policia na largoi nga vendngjarja.

As ne nuk kemi dijeni se si ndodhi, duke ditur se ata kishin shkuarje bashkë dhe sa herë që shkonte në fshat xhaxhai i jepte çdo mëngjes qumësht pa lekë autorit, pasi ishte në kushte të vështira ekonomike. Ne jemi gjak, jemi fis pasi kemi një mbiemër por jemi kushërinj të largët”, - shprehet para kameras nipi i viktimës, Bujar Çela.

Të këshilluara

Covid-19, Greqia transferon refugjatët

Një grup refugjatësh të bllokuar prej muajsh në Greqi kanë arritur të ribashkohen me familjet e tyre azilkërkuese në Britaninë e Madhe. 16 minorenë të pashoq...

16:12

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46