Flash

E kanë më lehtë të shpikin vaksinën për Covid-19

Lapsi.al 11 May 2020
E kanë më lehtë të shpikin vaksinën për Covid-19

Nga Astrit Patozi

Ia vlen më shumë debati për godinën e teatrit, sado i vjetër dhe i lodhur të jetë bërë, se sa ky teatri i shpifur për debatin e reformës zgjedhore.

Te paktën, për të parin e dimë që palët ndërluftuese nuk janë në një mendje, pavarësisht motiveve dhe maskave që përdorin për të fshehur qëllimet e vërteta politike dhe financiare.

Ndërsa për reformën elektorale nuk ka asnjë kuptim të bëjnë sikur zihen, ndërkohë që ka një dakordësi të plotë dhe të qartë për të mos ndryshuar asgjë thelbësore për mënyrën se si zgjedhin dhe zgjidhen prej shumë vitesh shqiptarët.

Nuk ka asnjë rëndësi, nëse dështon fare apo arrihet ndonjë kompromis i minutës së fundit për ngjyrën e kutive te votimit, sepse rezultati i të ashtuquajturës reformë zgjedhore do të jetë i njejtë.

Statukuoja do të ruhet dhe sistemi i kalbur elektoral do të vijojë të prodhojë pushtet dhe përfaqësim të deformuar politik.

Keto ditë thjesht përgatituni për të dëgjuar betime më të rënda se zakonisht për kokën e Budestagut, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhime solemne kuqezi në emër të kushtetutës dhe të popullit shqiptar.

Është e vetmja garë e lirë dhe pa kosto, që nuk prodhon asnjëherë fitues dhe humbës prej dekadash në Shqipëri, ndaj edhe askush nuk e merr seriozisht, si ata që aktrojnë, ashtu edhe të tjerët që e ndjekin. Ndaj edhe zero pritshmëri apo vëmendje për pingpongun e shëmtuar PS-PD në Komitetin Politik dhe më gjerë.

Ata e kanë më të lehtë të shpikin vaksinën për COVID 19-tën, se sa të ndryshojnë kënetën, që i ushqen prej vitesh me një pushtet të pamerituar dhe të korruptuar, i cili buron nga pamundësia e qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur të lirë ata që duan.

Të këshilluara

Covid-19, Greqia transferon refugjatët

Një grup refugjatësh të bllokuar prej muajsh në Greqi kanë arritur të ribashkohen me familjet e tyre azilkërkuese në Britaninë e Madhe. 16 minorenë të pashoq...

16:12

4 raste të reja me Covid në Shqipëri

Vetëm 4 raste të reja me COVID-19 u njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë në vend në 24 orët e fundit. Dr. Eugena Tomini deklaroi se shkon në 872 numri i të ...

11:06

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46