Flash

Basha me 'prodhuesit shqiptarë': Qeveria keqmenaxhoi krizën e shkaktuar e Covid 19

Lapsi.al 11 May 2020
Basha me 'prodhuesit shqiptarë': Qeveria keqmenaxhoi krizën

Lulzim Basha takoi sot përfaqësues të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, të cilët ndanë sot me kryetarin e Partisë Demokratike shqetësimet e tyre për ecurinë e mëtejshme të aktivitetit pas pamdemisë Covid 19.

Sipas PD, edhe pse kërkesat e tyre konkrete për të përballuar krizën e këtij sektori gjatë pandemisë janë bërë publike qysh herët, qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete per t`u ardhur në ndihmë.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë shprehën shqetesimin e thellë për uljen e ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, por edhe për humbjen e vendeve të punës, faktorë që kanë prekur pjesën dërrmuese të bizneseve prodhuese. Paketat ekonomike të qeverisë nuk e kanë ndihmuar aspak këtë sektor që, çdo ditë e më shumë, po varfërohet dhe rrënohet nga pandemia e krizës ekonomike. Mungesa e likuiditetit në zinxhirin prodhues, shoqëruar dhe me mungesën e aksesit në garancinë sovrane janw faktorë shtesë që e bëjnë sektorin e prodhimit shqiptar një nga më të rrezikuarit nga falimentimi për shkak te keqmenaxhimit të ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë.

Sias njoftimit të PD, Lulzim Basha ndau shqetësimin se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor të ekonomisë, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë. “Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita-ditës. Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që, po kaq, i ka dhënë qeveria klienteve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re”. 

Të këshilluara

4 raste të reja me Covid në Shqipëri

Vetëm 4 raste të reja me COVID-19 u njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë në vend në 24 orët e fundit. Dr. Eugena Tomini deklaroi se shkon në 872 numri i të ...

11:06

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46