Flash

“Lajme të reja nga fronti i vjedhjes me tendera sekretë”, Bardhi: Koordinim perfekt i bandës së hajdutëve

Lapsi.al 10 May 2020
“Lajme të reja nga fronti i vjedhjes me tendera sekretë”,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të Ministres së Shëndetësisë, e cila shprehet e hapur për hetime, në lidhje me denoncimet e opozitës.  

PD nxjerr e-mailin për të vërtetuar zjarrin në Ministrinë e Shëndetësisë, reagon menjëherë institucioni

Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se dokumentet në SPAK janë dërguar tri javë me vonesë, pasi i është vënë zjarri zyrës së prokurimeve në këtë Ministri.

Ai e ka quajtur këtë një koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie.

“Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret! Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!

Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!” shkruan Bardhi.

Të këshilluara

12 raste të reja me koronavirus në vend

12 persona kanë rezultuar pozitëve me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave që sapo publikoi Ministria e Shëndetësisë. Numri total i të infektuar...

11:09

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46