Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Meta kujton Ditën e Drejtësisë, tregon si duhet të jetë sistemi

Lapsi.al 10 May 2020
Meta kujton Ditën e Drejtësisë, tregon si duhet të jetë

Ilir Meta kujton Ditën Kombëtare të Drejtësisë me disa rreshta të miratuara nga qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, ku mes të cilave thuhet se “qeveria është e detyruar të ruajë jetën, lirinë dhe kamjen e çdo njeriu”. 

Sipas Presidentit, "kjo ditë duhet të na bëjë të reflektojmë me forcë mbi rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri”. 

Mesazhi: 

“Çdo pune që rrezon të dréjtat` é ropit tue prure ndalim në jétë, në liri dhé në kamjé të tija është faj. Fajet janë të ndaluara nga Qévérria q`është e detyruar të ruaje jétene, lirinë dhé kamjén e`çdo njériut”.

Sot kujtojmë Ditën Kombëtare të Drejtësisë, me këto rreshta të parathënies së “Kanonit të Zhurisë”, të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit në 10 Maj 1913. Ky ishte akti i parë pas shpalljes së Pavarësisë që përcaktoi organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar.

Thjeshtësia, qartësia dhe pavarësisa që garantohej në atë akt të parë për organizimin e gjykatave, sot, në këtë ditë të shënuar të drejtësisë shqiptare, duhet të na bëjë të reflektojmë me forcë mbi rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sot, kur mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, 10 Maji i Ditës së Drejtësisë nuk është i plotë.

Sot, 107 vjet pas “Kanonit të Zhurisë”, duhet të vazhdojmë të mbrojmë edhe me më shumë forcë dhe vullnet, parimet kushtetuese për një gjyqësor të pavarur dhe funksional që meriton secili qytetar, nën frymën e Kushtetutës së miratuar prej tyre me referendum që prej datës 22 Nëntor 1998.

Një urim i veçantë edhe për Komisionin e Venecias që pikërisht sot, në të njëtën ditë, feston 30 vjetorin e krijimit të tij. Në këtë ditë të shënuar më lejoni të veçoj një pjesë nga deklarata e Presidentit të Komisionit të Venecias, zotit Gianni Buquicchio dhënë me rastin e 30-vjetorit të këtij organizmi.

“… Pavarësisht këtij suksesi, mbeten ende shumë sfida dhe kriza aktuale Covid-19 na kujton se progresi nuk është kurrë i pakthyeshëm. Ne duhet të mbrojmë demokracinë pluraliste dhe të parandalojmë degjenerimin e saj në një regjim autoritar, ku fituesi i merr të gjitha. Sipas mendimit tim, Komisioni është i nevojshëm tani më shumë se kurrë më parë, për të mbrojtur dhe promovuar, në partneritet me organet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian:

• Respektimin e shtetit të së drejtës dhe, veçanërisht, pavarësinë e gjyqësorit;

• Kontrollet dhe balancat brenda një sistemi demokratik funksional;

• Zgjedhje të lira dhe të ndershme;

• Respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në situatat emergjente.”.

?

https://www.venice.coe.int/webforms/events/?id=2928

Gëzuar Ditën e Drejtësisë Shqipëri!

Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë! ??

Të këshilluara

12 raste të reja me koronavirus në vend

12 persona kanë rezultuar pozitëve me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave që sapo publikoi Ministria e Shëndetësisë. Numri total i të infektuar...

11:09

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46