Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Misioni i KFOR, SHBA dërgon 400 ushtarë të tjerë në Kosovë

Lapsi.al 9 May 2020
Misioni i KFOR, SHBA dërgon 400 ushtarë të tjerë në

Garda Kombëtare e Iowa-s në SHBA ka njoftuar se do të dërgojë në Kosovë 400 trupa shtesë, të cilët do t’i bashkëngjiten misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Garda e Iowa-s, trupat amerikane pritet të vijnë në Kosovë, më vonë gjatë këtij viti.

“Një grup shtesë prej 400 ushtarësh të Gardës Kombëtare të Iowa-s kanë marrë urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nisja e trupave amerikan pritet të ndodhë në muajin gusht dhe shtator.

Njoftimi për dërgimin e trupave shtesë nga SHBA-ja në Kosovë, vjen disa muaj pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan se mund të tërheqin trupat nga Kosova, nëse Prishtina zyrtare nuk heqë taksën ndaj produkteve serbe, pa kushte.

Më 1 prill, qeveria në detyrë e Kosovës hoqi taksën dhe vendosi masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

 

Të këshilluara

Shërohen 70% e të prekurve nga Covid-19

Në fundjavë kurba e infektimit me coronavirus në vendin tonë ka pësuar rënie, vetëm 6 raste të reja, Në Tiranë dhe Krujë. Ministria e Shëndetësisë njofton se 70...

13:47

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46