Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Basha ngre tonet: Ky është një regjim me fund të pashmangshëm, Bashkia Tiranë lavatriçe e pastrimit të parave të drogës

Lapsi.al 9 May 2020
Basha ngre tonet: Ky është një regjim me fund të

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra sot kundër qeverisë dhe maxhorancës e cila sipas tij ështën jë regjim. Ai tha se kriza ekonomike që po pllakos është kërcënimi numër një për mirëqenien tonë familjare, për ekonominë tonë kombëtare dhe mund të them dhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Basha foli për valixhe gati dhe e cilësoi Bashkinë e Tiranës lavatriçe të parave të drogës.

“Ndërkohë që janë hedhur dhe vërsulur përsëri me aferat e vjetra korruptive që nga koncesionet e reja që dhanë para dy javësh tek zaptimi i truallit të TK duke ia dhënë Bashkisë së Tiranës që është lavatriçe e parave të pista të drogës. Shumica dërrmuese e ndërtimeve në Tiranë financohen drejtpërdrejt nga paratë e drogës.

Me hir apo me pahir zhvilluesit janë sot të detyruar të pranojnë pastrimin e parave të pista të drogës përmes lavatriçes së pastrimit të parave që është bashkia e Tiranës. Por kryebetonieri bashkë e Edi Ramën po bëjnë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që i premtuan qytetarëve të Tiranës, po zaptojnë çdo shesh të lirë, po kërcënojnë çdokënd që nuk i bindet vullnetit të tyre për të betonuar çdo hapësirë që ka mbetur në Tiranë. Kjo nuk është zgjidhje dhe jo vetëm që nuk e shpëton ekonominë por do e përshpejtojë krizën e sektorit të ndërtimit dhe të shitjeve të pasurive të patundshme. Nuk e meriton emrin qeveri është një regjim, i cili në grahmat e fundit e ka të skalitur në ballë dhe në valixhet që po bëjnë gati t’i marrin në largim e sipër atë që në mënyrë të pandërgjegjshme e projektojnë tek një grup shumica ortakësh të tyre, kap ça të kapësh. Kjo është qeveria kap ça të kapësh para se të ikë. Dëmi që po i shkaktojnë ekonomisë kombëtare dhe familjeve shqiptare është i pallogaritshëm dhe i parikuperushëm brenda një kohe të shkurtër nëse nuk ndalin aventurierizmin, hajdutërinë”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

Mot i qëndrueshëm për fundjavën

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në territorin shqiptar, ku kthjellimet do të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Sipas Meteoalb, vranësira kal...

08:32

Tirana edhe këtë fundjavë liri 'me pikatore'

Tirana është një nga 6 bashkitë në zonën e kuqe ku lëvizjet do të vijojnë të jenë të kufizuara. Koha e bukur dhe me diell ka bërë që Liqeni artificial të jetë v...

09:26

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46