Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Ndalimi i qarkullimit në BE do të zgjatet, kufizimet deri më 15 qershor

Lapsi.al 9 May 2020
Ndalimi i qarkullimit në BE do të zgjatet, kufizimet deri më 15

Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Evropian janë të mbyllura në shkallë të gjerë. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është “e paqëndrueshme”.

Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Evropian janë të mbyllura në shkallë të gjerë – për shkak të krizës së Coronës vetëm pak njerëzve u lejohet të qarkullojnë nga një vend në tjetrin. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është “e paqëndrueshme”.

Për shkak të pandemisë së Coronës Komisioni i BE-së ka rekomanduar që ndalimi i qarkullimit të lirë të zgjatet edhe një herë. Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit. Deri tani ai është zgjatur një herë – deri në mes të muajit maj.

Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare. Të përjashtuar janë gjithashtu personeli mjekësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.

Hapje në dy faza

Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Evropë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaroi Komisioni. “Prandaj masat në kufijtë e jashtëm duhet të vazhdojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes më tej të sëmundjes përmes udhëtimeve në BE”.

Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore, tha Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson. Ajo premtoi një hapje dyfazore: së pari, do të hiqen gradualisht kontrollet në kufijtë e brendshëm dhe pas kësaj mund të hiqem kufizimet në kufijtë e jashtëm.

14 ditë karantinë

Kufizimin e lirisë së qarkullimit e kanë vendosur të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Irlandës, si dhe vendet e asociuara me Shengenin: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Komisioni i BE-së vetëm mund të rekomandojë zgjatjen e kësaj mase. Zbatimi është në kompetencën e qeverive të shteteve anëtare. Shumë anëtarë të BE-së – përfshirë Gjermaninë – kanë vendosur gjithashtu mbylljen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera të BE. Kjo do të thotë që kush nuk është gjerman ose nuk ka leje të përhershme qëndrimi në Gjermani mund të hyjë në vend vetëm për arsye “madhore”. Dhe kushdo që hyn në Gjermani duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë./DW/

Të këshilluara

Mot i qëndrueshëm për fundjavën

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në territorin shqiptar, ku kthjellimet do të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Sipas Meteoalb, vranësira kal...

08:32

Tirana edhe këtë fundjavë liri 'me pikatore'

Tirana është një nga 6 bashkitë në zonën e kuqe ku lëvizjet do të vijojnë të jenë të kufizuara. Koha e bukur dhe me diell ka bërë që Liqeni artificial të jetë v...

09:26

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46