Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Organizoi tubim të paligjshëm me fermerët, procedohet penalisht Ervin Salianji

Lapsi.al 9 May 2020
Organizoi tubim të paligjshëm me fermerët, procedohet penalisht

10tetor@2019Procedohen nga policia tre zyrtarë të Partisë Demokratike, mes tyre dhe ish-deputeti Ervin Salianji. Ata akuzohen se “Organizuan grumbullime të paligjshme në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19”. Burime zyrtare nga policia e Lushnjës bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht shtetasit:

Ervin Salianji, 32 vjeç, banues në Tiranë, sekretar i Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike;

Marjus Seitaj, 31 vjeç, banues në Berat, këshilltar pranë Partisë Demokratike;

Julian Gjini, 40 vjeç, banues në Divjakë, kryetar i Partisë Demokratike , dega Divjakë;

E. H., 39 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

R. H., 33 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

A. J., 50 vjeç, banues në Divjakë, fermer;

Sipas policisë, ditën e djeshme, shtetasit E. S., M. S. dhe J. Gj., në rolin e organizatorëve, kanë shkuar pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, Divjakë dhe kanë grumbulluar fermerë dhe banorë të zonës, duke mos zbatuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 i ndryshuar, si dhe ndryshimet e Kodit Penal të nxjerra nga organet shtetërore në gjëndjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë se dje, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi një takim me disa fermerë në Lushnjë, të cilët kanë ngritur shqetësimet e tyre, ndërsa akuzojnë qeverinë se ajo i ka braktisur në këtë kohë pandemie. “Bujqësia është sektori që nuk ka marrë asnjë qindarkë ndihmë nga qeveria, megjithëse, në regjistrat e shtetit llogariten si të punësuar rreth 461 mijë persona”, theksoi Ervin Salianji duke denoncuar situatën e vështirë të fermerëve.

Të këshilluara

Mot i qëndrueshëm për fundjavën

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në territorin shqiptar, ku kthjellimet do të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Sipas Meteoalb, vranësira kal...

08:32

Tirana edhe këtë fundjavë liri 'me pikatore'

Tirana është një nga 6 bashkitë në zonën e kuqe ku lëvizjet do të vijojnë të jenë të kufizuara. Koha e bukur dhe me diell ka bërë që Liqeni artificial të jetë v...

09:26

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46